Aktualitet

U gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë ku po punonte në Itali, sot do të kryhet autopsia e trupit të 29-vjeçarit shqiptar

Shqiptari u gjet i vdekur në një pishinë private në një shtëpi ku ishte punësuar për të kryer disa punime.

9 Nëntor 2022, 15:24 Nga d.a.
U gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë ku po punonte në
Policia italiane

ITALI- Ditën e sotme do të kryhet autopsia e 29-vjeçarit shqiptar i gjendur i vdekur më 27 qershor në San Donato Poggio të Iltaisë.

Sipas mediave vendase, shqiptari u gjet i vdekur në një pishinë private në një shtëpi ku ishte punësuar për të kryer disa punime. Nga raportimet e para nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e tij.

Kanë qenë pronarët ata që kanë paralajmëruar për atë që ka ndodhur, por fatkeqësisht për të nuk kishte çfarë të bënte dhe në vendngjarje u thirrën edhe karabinierët.

29-vjeçari me kombësi shqiptare jetonte dhe punonte prej vitesh në Mercatale, ai ishte i martuar dhe me fëmijë.

vdekja e shqiptarit ne itali policia italiane

Sondazh

Poll