Aktualitet

Vodhi mbi 2.5 milion në markete, arrestohet 21-vjeçari në Lushnje

Policia informon se i riu me inicialet A.L, ka kryer disa vjedhje në periudha të ndryshme kohore.

9 Nëntor 2022, 15:04 Nga A.B
Vodhi mbi 2.5 milion në markete, arrestohet 21-vjeçari në
Policia

LUSHNJE- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në marketet e qytetit. Policia informon se i riu me inicialet A.L, ka kryer disa vjedhje në periudha të ndryshme kohore. Ai ka kryer 6 vjedhje në markete të ndryshme, vlera e së cilës shkon deri në 2.5 mln lekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, 6 vjedhje të ndodhura më parë, si rezultat i punës intensive hetimore dhe policore, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Vjedhjet, të ndodhura në periudha të ndryshme, në disa biznese, në aksin rrugor “Rrogozhinë – Fier”. Si rezultat i provave të grumbulluara, autor i këtyre 6 vjedhjeve është shtetasi A. L., 21 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Seriali”, të finalizuar më datë 17.10.2022, nga Policia e Durrësit.

21-vjeçari është autor i këtyre 6 vjedhjeve:

•Më datë 10.07.2022, ka vjedhur në një market, 30 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 14.07.2022 dhe më datë 02.08.2022, ka vjedhur në të njëjtin market, 50.000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 21.07.2022, ka vjedhur në një market, 15 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 18.08.2022, ka vjedhur në një lokal, 100 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 29.09.2022, ka vjedhur në një market, 54 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 06.08.2022, ka tentuar të vjedhë në një market.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll