Politike

Rama kërcënoi Salianjin! 20 minuta më pas gjykata njofton mediat për gjyqin ndaj deputetit të PD

Të jetë një rastësi? 

9 Nëntor 2022, 12:25 Nga F.M
Rama kërcënoi Salianjin! 20 minuta më pas gjykata njofton mediat
Ervin Salianji dhe Edi Rama

TIRANË- Gjykata e Apelit ka marrë vendimin të zhvillojë një seancë gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në lidhje me dosjen 'Babale'. Njoftimi nga Gjykata iu shpërnda mediave, vetëm 20 minuta pasi kryeministri Edi Rama kërcënoi hapur Salianjin në Kuvend. Ai i kërkoi deputetit të rrinte 'urtë' e të 'kujdesej' për dosjen që kishte, duke e paralajmëruar për një ditë të vështirë. Të jetë një rastësi? 

Njoftimi i gjykatës:

Pershendeje! Sic jeni ne dijeni, sot eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji etj.
Ju informojme se , mbrojtesi i te pandehurit Jetmir Olldashi ka depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance,per arsye se: Nga data 08.11.2020 deri ne date 12.11.2022, ndodhet jashte vendit, per nje udhetim familjar shume te rendesishem te planifikuar shume kohe me pare. Kjo kerkese, do te vleresohet nga trupi gjykues, gjate gjykimit. Ju faleminderit!

Pavarësisht se njoftimi doli, seanca është shtyrë për në datën 19 nëntor në orën 13:00. Ky vendim ka ardhur pasi Gjykata ka zëvendësuar avokatin e Jetmir Olldashit, një tjetër i dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për të njëjtën dosje. Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca.Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet. 

ervin salianji edi rama seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll