Bota

Propozoi koalicion parazgjedhor, Isa Mustafa i përgjigjet Albin Kurtit

30 Gusht 2019, 16:12 Nga DOSJA
Propozoi koalicion parazgjedhor, Isa Mustafa i përgjigjet Albin Kurtit

PRISHTINË- Isa Mustafa shprehet se LDK-ja gjatë mujave të fundit ka punuar shumë dhe hapur, për arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi me VV-në, me qëllim që të lidhim koalicion parazgjedhor dhe për të garuar së bashku më 6 tetor.

Sipas Mustafës propozimi i Albin Kurtit  mund të dëmtojë seriozisht interesin e përbashkët mes palëve.

Në fund kreu i LDK-së deklaron se partia e tij vlerëson se një listë pa një kandidat të nominuar, është një listë pa krye dhe pa orientim të qartë.

Postimi i Plotë i Isa Mustafës

“Letër drejtuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Z. Albin Kurti

I nderuari Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti

Gjatë muajve, javëve dhe ditëve të fundit, LDK-ja ka punuar shumë dhe hapur, për të arritur një marrëvveshje bashkëpunimi me VV-në, me qëllim që të lidhim koalicion parazgjedhor dhe për të garuar së bashku më 6 tetor.

LDK-ja me kohë e ka bërë të ditur se njeh dhe e vlerëson pritshmërinë e qyetarëve të Kosovës për këtë bashkëpunim.

LDK-ja është e hapur që marrëveshja të lidhet, nën drejtimin e kandidites sonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka miratuar unanimisht kandidaturën e znj. Osmani, prandaj ajo e ka përkrahjen e plotë të LDK-së për të kryesuar listën si kandidate për kryeministre dhe për të fituar zgjedhjet.

LDK-ja është subjekti më i madh politik në Kosovë, ka besimin më të madh, ka përkrahjen më të madhe, prandaj edhe do ta udheheqë vendin.

Propozimi juaj shpie, nga gara me të tjerët, në garë ndëmjet nesh, ndërsa kjo do të dëmtonte seriozisht interesin e përbashkët.

Po ashtu, LDK-ja vlerëson se një listë pa një prijës të nominuar, është një listë pa krye dhe pa orientim të qartë.

LDK-ja shpreh gatishmërinë e plotë që të vijojë bashkëpunimin me VV-në, tani apo dhe pas zgjedhjeve dhe e konsideron atë si partner në kauzën për të shpëtuar vendin nga krimi, korrupsioni, zhvatja dhe për ta nxjerë vendin nga izolimi.

Me respekt, Isa Mustafa”

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicion parazgjedhor kosove ldk vv albin kurti isa mustafa koalicion parazgjedhor kosove ldk vv

Sondazh

Poll

Bota 30 Gusht 2019, 12:23

Shkundet SHBA-ja, goditet nga tërmeti 6.3 ballë

SHBA– Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së enjtes SHBA-në. Mediat e huaja kanë raportuar se tërmeti 6.3 ballë ka rënë në Oqeanin Paqësor pranë Oregoni...