Bota

Dikur azilkërkuese, njihuni me shqiptaren që ka marrë timonin e komunës së rëndësishme në Suedi (FOTO)

30 Gusht 2019, 06:55 Nga DOSJA
Dikur azilkërkuese, njihuni me shqiptaren që ka marrë timonin e

Suedi- Shqiptarët triumfojnë kudo. Këtë herë e kemi fjalën për  Blerta Hotin e cila nga një azilkërkuese në Suedi , sot është zgjedhur kryetarja e komunës së dytë më të madhe  këtë shtet. Tashmë do të drejtojë komunën e  Göteborg.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili përmes rrjetit social Facebook, ka uruar atë për marrjen e postit. “Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!” ka shkruar Pacolli.

Po në një status në Facebook vetë Blera Hoti i falënderon të gjithë për mbështetjen e tyre dhe thekson se me këtë detyrë të re do të sjellë akoma më shumë mirë qënie për Suedezët.  Blerta Hoti i bashkohet Arba Kokalarit, si njëra ndër shqiptaret që arriti sukses në Suedi.

Foto të Blerta Hotit

Kush është Blerta Hoti?

Është diplomuar në studimet globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Goteburgut, Suedi në qytetin dhe ku është rritur. Gjatë studimeve ishte edhe anëtare e bordit të fakultetit “School of Global Studies”, ku përfaqësonte interesat e studentëve. Në të njëjtën kohë ishte edhe aktiviste e lëvizjes se grave ku punonte  vullnetarisht te organizata për drejta e grave, Terrafem.

Më 2012 u punësua si mbrojtëse e te drejtave në  partinë Socialdemokrate dhe për organizatën rinore të asaj partie. Gjatë kësaj kohës vendosi të angazhohej në mënyrë vullnetare duke botuar artikuj lidhur me politiken ndërkombëtare dhe Evropiane. Më 2014 së bashku me një skuadër te përkushtuar u bë  një ndër themeluesit e organizatës Klubi Socialdemokrat për politiken e Sigurisë (SSÄK), në të cilën zgjidhem edhe si kryetare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni blerta hoti shqiptarja që drejton komunën në suedi blerta hoti shqiptarja që drejton komunën në suedi

Sondazh

Poll