Bota

I shpëtoi burgimit të përjetshëm, burri nga Alabama lihet i lirë 36 vjet pasi vodhi furrën e bukës

30 Gusht 2019, 13:42 Nga DOSJA
I shpëtoi burgimit të përjetshëm, burri nga Alabama lihet i

ALABAMA- Alvin Kennard, nga Alabama i dënuar 36 vjet më parë me burgim të përjetshëm për 50 dollarët e vjedhura në një furrë buke, është liruar.

Alvin ishte vetëm 22 vjeç kur u dënua për vjedhjen që bëri në vitin 1983, dhe ka arritur të lirohet pas më shumë se tre dekadash.

Sot 58-vjeçari më në fund është i lirë, pasi gjykatësi urdhëroi lirimin e tij.

Por mbi Kennard nuk ishte vetëm akuza e vjedhjes në furrën e bukës, ai kishte shkelur dhe dy herë të tjera ligjin, ku njëherë ishte kapur në një zënk teksa përdorte një thikë e në rastin tjetër sërish vjedhje.

Mediat e huaja raportojnë se në momentin kur gjyqtari ka dhënë vendimin për lirimin e 58-vjeçarit familjarët dhe miqtë  e tij, kanë festuar në ambientet e Gjykatës.

“Të gjithë ne po qanim”, tha mbesa e tij, Patricia Jones.

Kennard, i cili më parë ka punuar në zdrukthtari dhe ndërtim, raportohet se i ka thënë gjykatësit se dëshiron të punojë si marangoz.

Ai thotë se dëshiron të fitojë sërish një vend pune, dhe se është gati për të rinisur jetën nga  e para  pas kaq vitesh burg.”- tha Jones.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 36 vjet burg 58 vjeçari alabama alvin kennard burgim i perjetshem 36 vjet burg 58 vjeçari alabama alvin kennard burgim i perjetshem

Sondazh

Poll

Bota 30 Gusht 2019, 12:23

Shkundet SHBA-ja, goditet nga tërmeti 6.3 ballë

SHBA– Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së enjtes SHBA-në. Mediat e huaja kanë raportuar se tërmeti 6.3 ballë ka rënë në Oqeanin Paqësor pranë Oregoni...