Bota

Pritet vendimi i Gjykatës skoceze për mbylljen e Parlamentit britanik

30 Gusht 2019, 15:59 Nga DOSJA
Pritet vendimi i Gjykatës skoceze për mbylljen e Parlamentit britanik

BRITANI E MADHE-  Pas protestave dhe peticionit kundër vendimit të kryeministrit britanik për pezullimin e Parlamentit gjyqtari skocez, Lord Raymond Doherty, ditën e sotme do të vendosë nëse do të ketë një vendim afatshkurtër për pezullimin e Parlamentit apo jo.

Por gjithsesi ky vendim është miratuar edhe nga Mbretëresha Elizabetë, konfirmim i cili favorizon Johnsonin.

Kjo lëvizje erdhi si shkak i një grupi ndër-partiak me 70 ligjvënës, të cilët kundërshtuan një dalje të Brexit ‘pa marrëveshje’, të cilët po kërkonin një urdhër gjyqësor kundër përpjekjes për të miratuar Parlamentin deri sa të ishte marrë një vendim i formës së prerë, dhe është një nga tre sfidat ligjore të planit të Johnsonit për të anashkaluar çdo sfidë nga Parlamenti.

Sidoqoftë, aktvendimi nuk duhet të karakterizohet si humbje për Johnson. Gjykatësi i çështjes, Lord Raymond Doherty, ka vendosur se nuk ka nevojë për një urdhër të menjëhershëm për të bllokuar planin, ndërsa vazhdon të jetë në fuqi vendimi i plotë mbi çështjen deri të enjten.

Me anë të pezullimit të Parlamentit Boris Johnson ka për qëllim të marrë kohën e nevojshme për të pasur nënkontroll kundërshtarët e Brexit.

Burimi: Investingmatters

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit britani e madhe johnson mbretëresha elizabetë mbyllja e parlamentit brexit britani e madhe johnson mbretëresha elizabetë mbyllja e parlamentit

Sondazh

Poll

Bota 30 Gusht 2019, 12:23

Shkundet SHBA-ja, goditet nga tërmeti 6.3 ballë

SHBA– Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së enjtes SHBA-në. Mediat e huaja kanë raportuar se tërmeti 6.3 ballë ka rënë në Oqeanin Paqësor pranë Oregoni...