Bota

Shkeli privatësinë me median, Donald Trump largon asistenten personale nga detyra

30 Gusht 2019, 15:29 Nga DOSJA
Shkeli privatësinë me median, Donald Trump largon asistenten personale

 SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dhënë fund bashkëpunimit me asistenten e tij personale pasi thuhet se  29-vjeçarja Madeleine Westerhout ka shkelur privatësinë e Trump-it me median.

Mbi Westerhout kanë rënë akuzat se ajo gjatë një darke me disa gazetarë në New Jersey, u ka treguar atyre të fshehtat dhe  informacione personale për familjen e Presidentit Trump.

29-vjeçarja ka qenë në krah të Presidentit që në kohën kur ai erdhi në pushtet. Por pas këtyre akuzave Madeleine Westerhout ka dhënë dorëheqjen nga posti i asistentes.

Lajmi është raportuar nga CNN përmes një artikulli ku ritregon thashethmet e publikuara si fillim nga New York Times.

Në kohën që Presidenti Trump ka mësuar lajmin se informacionet e familjes dhe Shtëpisë së Bardhë janë ndarë me gazetarët, Westerhout është larguar nga puna.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota asistentja ndan informacionet me gazetaret dorehiqet madeleine westerhout presidenti trump asistentja ndan informacionet me gazetaret dorehiqet madeleine westerhout presidenti trump

Sondazh

Poll

Bota 30 Gusht 2019, 12:23

Shkundet SHBA-ja, goditet nga tërmeti 6.3 ballë

SHBA– Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së enjtes SHBA-në. Mediat e huaja kanë raportuar se tërmeti 6.3 ballë ka rënë në Oqeanin Paqësor pranë Oregoni...