Bota

FOTO/ Ish-guvernatori dhe politikanët në Iran, zbulohen skandalet seksuale të të pushtetshmëve, rrezikojnë të vdesin

30 Gusht 2019, 08:05 Nga DOSJA
FOTO/ Ish-guvernatori dhe politikanët në Iran, zbulohen skandalet

TIRANË– Ndërkohë që në Shqipëri çdo ditë e më tepër vijojnë të zbulohen skandalet e qeveritarëve në lidhje me pushimet e luksit në Iran po bëhet ‘nami’.

Mediat në Iran kanë publikuar foto të politikanëve dhe ish-guvernatorit që në publik japin këshilla dhe mësojnë se si të ndjekin parime e rregulla, ndërsa kur nuk i shikon njeri, i shkelin ligjet me të dyja këmbët.

Ish-Guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, Ali Mohammad Ahmadi, është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua. Duke qenë i martuar, këto foto teksa kryen marrëdhënie me një grua jashtë martese, e diskreditojnë Ahmadin publikisht.

“France24”, raporton se kryebashkiakut i Sadra, Abbas Malekzadeh shihet në praninë e një gruaje nudo.

Sipas ligjit Iranian aktet seksuale jashtë martese dënohen edhe me vdekje.

Mediat e huaja raportojnë se publikimi i këtyre videove mund të jetë edhe pjesë e një shantazhi pasi Ahmadi ishte kontaktuar nga një agjenci inteligjence e cila i kishte kërkuar që të merrte pjesë në një emision televiziv në Kanada, ku do të flitej me tone kritike për qeverinë iraniane.

Ish-guvernatori kishte refuzuar pasi ka lidhje të ngushta me qeverinë e Presidentit Rouhani dhe pas menjëherë pas kësaj përgjigjeje videoja 4-minutëshe e filmuar me kamera të fshehtë u shpërnda nëpër rrjetet sociale.

Gruaja që shfaqet në video punon për një kompani ajrore iraniane.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abbas malekzadeh ali mohammad ahmadi boyer-ahmad skandalet seksule ne iran abbas malekzadeh ali mohammad ahmadi boyer-ahmad skandalet seksule ne iran

Sondazh

Poll