Politike

Rama e quajti "Gjeldet Peqini", deputeti i PD i përgjigjet: Fjalor rruge, do ia kishin zili dhe kriminelët e qelive të ministrave të tij

Rama i etiketoi deputetët e opozitës si 'bedela' ndërsa Dash Sulën e quajti "Gjeldet Peqini" për shkak të lidhjes me zonën që përfaqëson në Kuvend.

9 Nëntor 2022, 11:30 Nga f.g
Rama e quajti "Gjeldet Peqini", deputeti i PD i përgjigjet:
Edi Rama ne Kuvend

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama përmes rrjeteve sociale, pasi nuk u lejua për replikë në Kuvend. Sula po fliste nga karrigia në kohën kur Rama ishte në foltore, duke sjellë irritimin e këtij të fundit. Për disa herë radhazi, Rama i etiketoi deputetët e opozitës si 'bedela' ndërsa Dash Sulën e quajti "Gjeldet Peqini" për shkak të lidhjes me zonën që përfaqëson në Kuvend. Në reagim, Sula thotë se Rama foli me një fjalor rruge si ai që përdorin shokët e qelive ku ndodhen të besuarit e tij. 

Reagimi i plotë:

Kryeministri me ministra e deputet në burg bën moral në Parlament.


????Për të zhvendosur vëmendjen e rikthimit të deputetit të tij në kokërr të burgut për aferën e inceneratorëve.

????Për të zhvendosur vëmendjen nga votimi dhe rezultati qesharak i kalimit me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes që i vjedh qytetarëve të Durresit pronat.

????Për të zhvendosur vëmendjen nga një buxhet që pasuron klientët e qeverisë dhe zero rritje per pensionistët.

Kryeministri erdhi sot në parlament me një fjalor rruge, një fjalor që do ta kishin zili edhe ata kriminelët që ndajnë qelinë me ministrat dhe deputetët e tij.

????“Të mbaruar, të pafytyrë. Dërr-Dërr. Bedela. Laxhore lagjesh.” kjo ishte fjala e Ramës./Dosja.al

 

edi rama dash sula seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll