Politike

Tabaku-Ramës: Një ish-deputet i PS u rikthye në burg, sa herë shthur gjuhën, fshihet një aferë

Tabaku tha se sa herë ka një aferë për të fshehur kryeministri vjen në Kuvend dhe ofendon opozitën ku dhe i kujtoi se sot Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që ish-deputeti socialist të rikthehet në burg. Sipas deputetës së PD gjuha e përdorur sot nga kryeministri është model i politikës së vjetër dhe tregon llumin ku ndodhet sot politika.

9 Nëntor 2022, 11:22 Nga e.k
Tabaku-Ramës: Një ish-deputet i PS u rikthye në burg, sa
Jorida Tabaku

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend iu përgjigj kreut të ekzekutivit Edi Rama sa i përket gjuhës së përdorur nga ky i fundit në seancë. Tabaku tha se sa herë ka një aferë për të fshehur kryeministri vjen në Kuvend dhe ofendon opozitën ku dhe i kujtoi se sot Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që ish-deputeti socialist të rikthehet në burg. Sipas deputetës së PD gjuha e përdorur sot nga kryeministri është model i politikës së vjetër dhe tregon llumin ku ndodhet sot politika.

Jorida Tabaku: Kjo gjuhë tregon llumin ku është politika shqiptare, dhe modeli i politikës së vjetër. Një ish-deputet i PS u kthye sërish në burg. U nis me retorikën e parave ruse e vazhdoj me rublat, a dëgjoi njeri gjë përpesnsionet, jo bedel, a ju dëgjuat se do ketë rritje ekonomike, jo gjeldet. Sot kemi një ekonomi të ndërtuar mbi bazën e një pazari, të qeverisë me një grup të vogël njerëzish. Një sistem që ka nëqendër jo qytetarin por oligarkinë. Projektbuxheti i vitin 2023 e gjen vbendin në kushte jo të favorshme. Sa herë shthuret gjuha. Sa herë përdoret ky fjalor, dihet se po mbrohet një aferë. Sa herë rriet krimi, droga. Ju kujtohet droga me avionë? Kjo gjuhë tregon nivelin e politikbërjes se kësaj qeverie dhe këtij kryeminsitri. Tregon edhe këtë mënyrën e vjetër të piolitikës që ka kapur për fyti që ka kapur parlamentin, politikën. Nuk e kam lexuar dokumentin e Portit të Durrësit. Se po kërkojmë të lexojmë materlain. Sulmi I paprecedentë. E njëjta gjuhe.

seance plenare 9 nentor 2022 jorida tabaku

Sondazh

Poll