Politike

E kërcënon me burg? Rama-Salianjit para gjyqit: Rri aty se ke edhe ditë të vështirë sot, je si miza në të ndenjurat e kalit

Deputeti i PD-së e pyeti nëse po e kërcënonte, por nga kreu i qeverisë mori ofendimt si përgjigje. Rama e konsideroi Salianjin, si 'miza në të ndenjurat e kalit' që mendon se nget karrocën. 

9 Nëntor 2022, 11:22 Nga F.M
E kërcënon me burg? Rama-Salianjit para gjyqit: Rri aty se ke edhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se ka dijeni për mënyrën se si do të vijojë procesi gjyqësor për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Nga foltorja e Kuvendit, teksa debatonte me deputetët e Opozitës, Rama i tha Salianjit që të rrijë urtë, pasi sot ka edhe një ditë të vështirë, kohë kur Salianji pritet të shgkojë sërish në procesin gjyqësor që ka nisur ndaj tij. Deputeti i PD-së e pyeti nëse po e kërcënonte, por nga kreu i qeverisë mori ofendimt si përgjigje. Rama e konsideroi Salianjin, si 'miza në të ndenjurat e kalit' që mendon se nget karrocën. 

Pjesë nga replikat mes tyre:


Edi Rama: Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke. Ti je një kryebedel.

Ervin Salianji: Po më kërcënon? Po më kërcënon?

Rama: Jo, jo, jo absolutisht, s’të kërcënoj fare. Nuk ishte këtu dhe po të informoj se dje kam fituar një proces për shpifje. Të uroj suksese me procesin që ke atje. Mos më ndërprit. Jeni bedela, ti je kryebedel. Bedel pasionant, që kujton se je si si miza në të ndenjurat e kalit. Ti kujton se je si miza nën të ndenjurat e kalit tërheq karrocën, por qëndrojë nën të ndenjurat e kalit dhe bëjë rolin e shqiponjës. Rri aty. Ke ditë të vështirë, të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin se je dhe afër. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.

Ervin Salianji: Me kë je duke folur? Ça je duke folur? Bajge qe kutërbon këtu. Dhe bën pis gjithë Shqipërinë. Ju kam fituar çdo proces ju dhe kalbësirave tuaja. Ke guxim ti dhe me kërcënon me proces, pse e di ti që kam proces?!

Edi Rama: Ju jeni bedela, nuk keni atdhe. S’keni din dhe iman. S’keni flamur, asgjë. Sepse vetëm bartësit e mallkimit që nga 1912 mund të çohen sot këtu që në saba dhe t’i hyjnë për të mira dhe në gëzime me sharje e shpifje me akuza një kompanie që është një kompani më e madhe në botë. Vetëm ju mund ta bëni. Ju ndiqni një krijesë që mbart mallkimin.

Seanca në ngarkim të Salianjit u shty më 17 tetor për shkak të mungesës së avokatit të Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet. 

edi rama seance plenare 9 nentor 2022 ervin salianji

Sondazh

Poll