Politike

Buxheti 2023/ Rama: Dyfish nga ajo e 2013-s, borxhi është 68.8, por do bjerë në 67.5

Rama tha se buxheti që Shqipëria ka sot është dyfishi i atij që ka pasur në vitin 2013. 

9 Nëntor 2022, 11:03 Nga F.M
Buxheti 2023/ Rama: Dyfish nga ajo e 2013-s, borxhi është 68.8, por do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për buxhetin e vitit 2023 që po diskutohet në Kuvend. Nga foltorja, Rama tha se borxhi sot është 68.8 sot dhe parashikohet të ulet e të shkojë në 67.5. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se buxheti që Shqipëria ka sot është dyfishi i atij që ka pasur në vitin 2013. 

"Borxhi nuk është në ato shifrat që përrallisni ju, është 68.8 sot dhe parashikohet të shkojë në 67.5. Rritja ekonomike këto vitet e fundit ka qenë më e lartë se huamarrja. Pra, e rëndësishme nuk është sa borxh merr por sa prodhon për ta kaluar atë borxh. Rritja është mesatarisht 3.7 herë e zgjerimit të ekonomisë në raport me borxhin. Ky buxheti është dyfishi i vitit 2013. Vijojmë me bonusin e bebes, përveç indeksimit të pensionëve, do të vijojmë dhe me bonusin e fundvitit, në fillm të dhjetorit dhe jo në fund. Gjithçka për pensionistët. Vazhdojmë me një shifër që është domethënëse, 76.1 miliard ishte kostoja e pensioneve në vitin 2013. Ndërsa sot arrin dyfishi. Kemi dhe bonusset për blerjen e shtëpive, që përfitojnë mjekët infemierët dhe të rinjtë,"- tha Rama. 

edi rama seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll