Politike

Rama kapet sërish me Alibeajn: Ju jeni llaxhore e miza. Deputeti: Nikolla të marrë masa

Ndërkohë që në momentin që Alibeaj ka kërkuar masë disiplinore ndaj Ramës, për shkak të ofendimeve, Rama ka vazhduar me ofendimet sërish ndaj tij. 

9 Nëntor 2022, 10:41 Nga I.A
Rama kapet sërish me Alibeajn: Ju jeni llaxhore e miza. Deputeti: Nikolla
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me sulmet ndaj deputetëve të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës në Kuvend, në momentin që deputeti Ervin Salianji ka shkuar në seance, Rama nisi me sulme e ofendime të tipit bedelë e mizë. Ndërkohë që në momentin që Alibeaj ka kërkuar masë disiplinore ndaj Ramës, për shkak të ofendimeve, Rama ka vazhduar me ofendimet sërish ndaj tij.   

Pjesë nga debati:

Rama: Jeni bedela, si je një supër bedelë. Ti je i miza që shkon pas kalit. Rri aty se ke një ditë të vështirë sot e të mirëkuptojmë. Mos ngatërro jashtëdaljet. Ju jeni bedela, që nuk keni imam, nuk keni fe. Vetëm ju mund të ngriheni sot në mëngjes dhe të hyni me sharje e ofendime ndaj një kompanie, që do të ndryshojë portin e Durrësit. Ju jeni bedelë.

Alibeaj: Ky që po ikën, mirë do ishte të dëgjonte diçka. Ulu, ulu. Bedelë, budallenj, jeni turp, të shitur, dele, këlyshë, i pafe, pa atdhe. Vetëm një njeri me hall të madh vjen në parlament me këtë gjuhë. Do të donte të shkonim aty e të zinim foltoren. Unë i kërkova një gjë të thjeshtë, nxirr letrat, bëj transparencë. Ju nuk e patët guximin kryetare që ndërsa nxirrte fjalorin që ndynte këtë parlament, këto fjalë ju vënë në pozicionin që t’i tërhiqni vëmendjen se në kodin e Etikës është gjuhë joparlamentare që kërkon sanksionim. Më mbetet vetëm të nënqesh por duhet të shpreheni tani. Nuk keni për të dëgjuar nga ne asnjë fyerje apo etiketim.

 Rama: Dëgjo këtu zotrote, nuk ka asgjë më të shpifur se të quash njerëzit hajdutë, kriminelë, pazarxhi, vjedhës. Këto janë shumë më të rënda se e vërteta që jeni këlyshë të rrahur që të vegjël kur keni hyrë te dera e SHQUP-it. Kjo ju shkon. Që bëni si llaxore, ky është fakt se vetëm llaxoret e pira që nuk gjejnë dot shtëpitë, cohen në pikë të sabahut e të ngrenë lagjen në këmbë se ndodh një krim i madh. Nuk dini të ndani as opinionet e ndryshme, as pozicionet e ndryshme. Jeni të gatshëm t’i bëni të gjithë ata që keni përballë hajdutë e kriminelë duke i çmendur të gjithë se po bëhet aferë e madhe në Durrës. Pazari i syve që nuk të shohin se i ke të mbyllura. Ti je vetëm një gojë që jeton duke bërë atë që ke bërë që kur ke hyrë në parlament, bishtin e ‘non gratës’. Koka jote s’ka shanse të shpëtojë nga ‘non grata’. Ky është fakt dhe s’ke pse kërkon që unë të kërkoj ndjesë se je kryebedel i bedelëve.

edi rama ervin salianji enkelejd alibeaj seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll