Politike

Rama-Opozitës: Do dilni siç hytë nga historia e rublave, kastravecë

Duke iu referuar si historia e rublave, Rama tha se të gjithë do të dilnin si kastravecë nga kjo histori. 

9 Nëntor 2022, 11:01 Nga F.M
Rama-Opozitës: Do dilni siç hytë nga historia e rublave,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ofendimet ndaj Opozitës. I pranishëm në foltoren e Kuvnedit, Rama tha se shumë prej tyre kanë marrë para, ndërsa të tjerë janë shitur 'falas' se janë gjela deti e kastraveca. Duke iu referuar si historia e rublave, Rama tha se të gjithë do të dilnin si kastravecë nga kjo histori. 

"Disa prej jush janë të shitur dhe kanë marrë paratë, disa të tjerë janë të shitur se janë gjela deti. Një turp i madh për këtë vend e parlament jeni të gjithë ju. Ju do dilni siç hytë, kastravec, siç thotë poema e famshme që është këngë. Siç hyri dhe doli, kastravec. Kështu do dilni nga kjo histori,"- tha Rama. 

edi rama seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll