Politike

Rama: Dje kam fituar një gjyq me një shpifëse të foltores, s'ia them emrin se të gjithë njësoj jeni

Kreu i qeverisë tha se nuk kishte nevojë as ta identifikonte sepse për të janë të gjithë njësoj. 

9 Nëntor 2022, 11:03 Nga F.M
Rama: Dje kam fituar një gjyq me një shpifëse të foltores,
Taulant Balla

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka fituar një tjetër proces gjyqësor. Pa përmendur emrin e personit, të cilin e ka 'mundur' në gjyq, Rama tha se anëtari i Foltores është dënuar si shpifëse. Kreu i qeverisë tha se nuk kishte nevojë as ta identifikonte sepse për të janë të gjithë njësoj. 

"Më vjen shumë mirë t'ju bëj me dije që dje kam marrë njoftimin që kam fituar një tjetër gjyqme një shpifëse të forlotres përsa i përket kontrollit mjekësor bazë. Është dënuar si shpifëse. Nuk po ia përmend emrin se çfarë rëndësie kanë emrat këtu jeni të gjithë njësoj,"- tha Rama. 

edi rama seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll