9 Nëntor 2022, 11:09
Nga F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar konfiskime të tjera kullash. I pranishëm në foltoren e Kuvendit, Rama tha se Opozia ka nxitur edhe biznesin e vogël që të dalë në protesta, por që aksush nuk e ka ndjekur. Teksa fliste për buxhetin, kreu i qeverisë tha se edhe sot ka sekuestrime ndërtimesh pa leje. Por, nuk përmendi emra kullash, ai tha vetëm se nuk bëhet fjalë vetëm për Tiranën, por edhe për qytetet e tjera e zonën bregdetare.
"Për paketën fiskale kemi një ndryshim të vogël që ju jua bëtë biznesit të vogël e i nxitët që të dilnin në protesta, por në fakt nuk ndodhi, sepse sado që nuk na duan, ata nuk janë aq budallenj që të vijnë pas jush. Biznesit të vogël nuk i është 10-fishuar gjoba, biznesi i vogël ka qenë dhe është aleati i qeverisë tonë. Kemi vazhduar t'i paguajmë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në mënyrë që inflacioni të mos shkojë kacafiu. Bazuar në Këshillim Kombëtar ku morën pjesë gjysmë milioni shqiptarë, kemi vendosur tu rrisim penalitetet bizneseve të mëdha. Ne jemi ata që vazhdojmë të konfiskojmë metrat katrorë të atyre që i konsideroni oligarkë gabimisht, por nuk do kishin hallin e madh që do të dorëzojnë çdo metër katrorë që kanë ndërtuar pa leje. Edhe sot që flasim, ka konfiskime të reja, jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë Tiranës, në vijën bregdetare që janë ndërtuar pa leje. Ne nuk e konsiderojmë kriminel biznesin e madh, ju bëni kriminelë dhe njeriun që ka ndërtuar gjysmën e Dubait, çfarë e keni ju atë,"- tha Rama.
edi rama seance plenare 9 nentor 2022
Politike
9 Nëntor 2022, 11:13
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot Prokurorinë e Tiranës se ka rritur pazarin duke marrë ryshfet dhe duke p...
Politike
9 Nëntor 2022, 11:03
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për buxhetin e vitit 2023 që po diskutohet në Kuvend. Nga foltorja, Rama tha se borxhi ...
Politike
9 Nëntor 2022, 10:42
I.A
Foto nga votimet
SHBA- Linja kryesore është se cila parti do të kontrollojë Kongresin Amerikan për dy vitet e ardhshme mbe...
Politike
9 Nëntor 2022, 11:03
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka fituar një tjetër proces gjyqësor. Pa përmendur emrin e personit, t...
Politike
9 Nëntor 2022, 10:58
f.g
Edi Rama ne Kuvend
TIRANE- Kryeministri Edi Rama para se të merrte fjalën për të debatuar me deputetët e Partisë Demokratike,...
Politike
9 Nëntor 2022, 11:01
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ofendimet ndaj Opozitës. I pranishëm në foltoren e Kuvnedit, Rama tha se shum&eu...
Politike
9 Nëntor 2022, 10:52
f.g
Edi Rama ne Kuvend
TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se edhe Partia e Lirisë ka marrë para ruse. Teksa fliste në Kuvend, Rama e quajti PL, n...
Politike
9 Nëntor 2022, 10:42
I.A
Kuvendi
TIRANË- Projektligji për Portin e Durrësit për të kaluar me procedurë të përshpejtuar është mirat...
Politike
9 Nëntor 2022, 10:41
F.M
Edi Rama
TIRANË- Nuk janë ndalur sulmet e kryeministri Edi Rama ndaj Opozitës. I pranishëm në foltoren e Kuvendit, Rama tha se ata...
Politike
9 Nëntor 2022, 10:11
f.g
Edi Rama dhe Alexander Machkevitch
TIRANE- Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama në Izrael ka pas vetes si organizator biznesmenin izraelit Alexand&e...