Aktualitet

Në kërkim për vjedhje duralumini, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

9 Nëntor 2022, 10:57 Nga e.k
Në kërkim për vjedhje duralumini, arrestohet 29-vjeçari
Policia Gjirokastër

VLORË- Një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet B.Ç banues në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës pasi dyshohet se dy ditë më parë ka vjedhur 2 objekte duralumini në një pallat në lagjen '18 shtatori' në këtë qytet. Po ashtu me datë 7 nëntor ka vjedhur sërish  1 objekt duralumini, në një pallat tjetër po në lagjen '18 shtatori'.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje në qytetin e Gjirokastrës, vihet në pranga 29-vjeçari.

Gjithashtu, 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga DVP Vorë, për veprën penale "Vjedhja". Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë arrestuar shtetasin B. Ç., 29 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas dyshohet se në datën 06.11.2022, në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, ka vjedhur 2 objekte duralumini, në një pallat, ndërsa në datën 07.11.2022, po në lagjen "18 Shtatori", ka vjedhur 1 objekt duralumini, në një pallat tjetër. Gjithashtu, shtetasi B. Ç. ishte shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja".   Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Vjedhja".

gjirokaster policia e gjirokastres

Sondazh

Poll