Aktualitet

Shpërndante kanabis pranë gjimnazit, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 39-vjeçarit, janë gjetur disa doza kanabis gati për shitje

9 Nëntor 2022, 09:37 Nga I.A
Shpërndante kanabis pranë gjimnazit, arrestohet 39-vjeçari
Policia

ELBASAN- Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Kjo pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike pranë një gjimnazi. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 39-vjeçarit, janë gjetur disa doza kanabis gati për shitje.

Njoftimi i Policisë:

Shpërndante lëndë narkotike në doza, në afërsi të një shkolle të mesme, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Të arrestuarit iu gjet edhe në banesë, një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, me fokus të veçantë, mjediset përreth institucioneve arsimore, mbështetur edhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: -R. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 39-vjeçari ne elbasan

Sondazh

Poll