Aktualitet

Ecte me shpejtësi skëterre deri në 200 km/orë, arrestohet i riu shqiptar në Belgjikë

Kanë qenë radarët ANPR, të cilët kanë sinjalizuar Policinë rreth orës 19:00 të së dielës se një makinë po lëvizte me shpejtësi.

9 Nëntor 2022, 10:11 Nga e.k
Ecte me shpejtësi skëterre deri në 200 km/orë, arrestohet i
Foto ilustruese

BELGJIKË- Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë belge pasi u kap duke bërë gara shpejtësie. Sipas mediave belge i riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një shpejtësi 'skëterrë' prej 200 km/h duke vënë në rrezik vetën dhe të tjerët. Ai u ndalua në Groot-Bijgaarden. 

Kanë qenë radarët ANPR, të cilët kanë sinjalizuar Policinë rreth orës 19:00 të së dielës se një makinë po lëvizte me shpejtësi. Pas sinjalizimit një patrullë e Policisë e pikasi të riun shqiptar në dalje të parkut industrial Mechelen-Zuid, ai më pas ka ka hyrë në autostradën E19, në drejtim të Brukselit.

“Kur kolegët tanë ia bënë të qartë shoferit gjatë ndjekjes se duhej të ndalonte, ai nuk u përgjigj dhe vijoi të ecte me shpejtësi. Shoferi rriti shpejtësinë e tij, duke shtypur rregullisht pedalin e gazit në më shumë se 200 kilometra në orë. Gjatë ndjekjes, 23-vjeçari shqiptar ka vënë në rrezik edhe një shofer tjetër për shkak të shpejtësisë së mjetit.”, shpjegoi kryeinspektori.

23-vjeçari pas arrestimit është dërguar në komisariatin e Mechelen për hetime të mëtejshme. Ndërkohë bëhet e ditur se i riu nuk ishte banues në Belgjikë.

 

 

 

 

 

belgjike

Sondazh

Poll