Aktualitet

"Merren me koncensionet..."/ Studentët para Ministrisë së Arsimit: Qeveria do që të ikim, s'japin as 100 euro për gjërat minimale

Ata u shprehën se, mosplotësimi i kërkesave minimale nga qeveria dhe Ministria e Arsimit do t'i detyrojnë të largohen nga Shqipëria, ndërsa shprehen të gatshëm të organizojnë një tjetër protestë të madhe.

9 Nëntor 2022, 10:03 Nga a.l
"Merren me koncensionet..."/ Studentët para Ministrisë
studentet

TIRANË - Studentët kanë dalë me një deklaratë për mediat sot përpara Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë rimbursim dhe 100 euro shtesë për të përballuar kostot minimale të jetesës. Kërkesë e cila sipas tyre është dërguar në qeveri, por është refuzuar. Njëri prej tyre, tha se qeveria jep çdo ditë koncensionet dhe inceneratorët "fake" miliona euro, ndërsa për studentët mbështetja është është zero. 

"Të gjithë sot ngelen pa mbështetjen e qeverisë dhe ministrisë së Arsimit, por kjo qeveri dhe kjo ministri që ëshët mbrapa nesh kërkon që rinia të ikë se nuk po i mbështesin për të paktën 100 euro. Qeveria jep çdo ditë më koncesion me inceneratorë fake miliona euro dhe për studentët që janë e ardhmja e kombit nuk i japin qoftë një shumë 100 euro për të përballuar koston e jetesës. Do të nisim peticion dhe pyetësor nëse studentet dëshirojnë të dalim do protestojmë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Kemi kërkuar shtesë 100 euro. Kjo është pakti për universitetin që mos gaboj është bërë në 2018 -ën dhe është një pakt për propagandë, duam që të rimbursohemi sic e kanë bërë për Kosovën. Për shkak të krizës spo kërkojmë të pasurohemi, është absurde se me 100 euro nuk i dalin për gjërat minimale. Një studenti minimalisht i duhet 400- 500 mijë lekë, mos flasim pastaj për tarifat e studimit", tha studentët. 

Ata u shprehën se, mosplotësimi i kërkesave minimale nga qeveria dhe Ministria e Arsimit do t'i detyrojnë të largohen nga Shqipëria, ndërsa shprehen të gatshëm të organizojnë një tjetër protestë të madhe./ Dosja.al

 

 

studentet para ministrise se arsimit

Sondazh

Poll