Aktualitet

Shpërndante kokainë, dënohet me 5.4 vite burg ish-efektivi i "Shqiponjave" Lavdosh Metaj

Lavdosh Metaj ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar 1/3 e dënimit me burg

9 Nëntor 2022, 10:58 Nga a.l
Shpërndante kokainë, dënohet me 5.4 vite burg ish-efektivi i
Lavdosh Metaj

SARANDË- Ish-efektivi i forcave "Shqiponja" të Sarandës, Lavdosh Metaj është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës. Mësohet se Metaj ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, nga 8 vite burg ai do të vuajë përfudnimisht dënimin me 5 vite e 4 muaj burg. 

Ish-efektivi i forcave "Shqiponja", Lavdosh Metaj është arrestuar më 12 qershor 2021 pas një operacioni të SHÇBA (AMP e sotme) në kuadër të hetimeve që zhvilloheshin ndaj tij për shpërndarje kokainë në Sarandë. Ai u konstatua se shpërndante lëndë narkotike në mënyrë sistematike në clube nate në Sarandë. Gjatë kontrollit personal të ushtruar, Metajt iu gjetën lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë, e ndarë në 11 doza. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza. Metaj shpërndante drogë gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj. Nën drejtimin e Prokuroria do të vijojë hetimet e mëtejshme për të dokumentuar veprimtarinë e bashkëpunëtorëve të tjerë mes rradhëve të strukturave policore, apo jashtë saj./ Dosja.al

lavdosh metaj

Sondazh

Poll