Aktualitet

Aksionet në call-centera, lirohen punonjësit, hetimet nisën pasi SPAK mori letërporosi nga 3 shtete, kontrollet vijojnë dhe sot

Policia e Shtetit ka sekuestruar kompjutera dhe prova materiale. Ende nuk janë zbardhur detaje nga dëshmitë e punonjësve, ndërkohë që pritet që edhe sot, të ketë kontrolle të tjera.

9 Nëntor 2022, 09:54 Nga F.M
Aksionet në call-centera, lirohen punonjësit, hetimet nisën pasi
Kontrolle në call-centera

TIRANË- Të gjithë punonjësit e call-centerave që u shoqëruan një ditë më parë në polici pas aksionit të Policisë së Shtetit dhe Guardia Civil, janë liruar. Një ditë pas kontrolleve që u ushtruan në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Prishtinë, punonjësit e call-centerave që mashtronin shtetasit spanjollë e gjermanë, janë liruar nga qelitë pas marrjes në pyetje. Pronarët dyshohet se janë larguar nga Shqipëria, ndërkohë që hetimet vijojnë ende.

Policia e Shtetit ka sekuestruar kompjutera dhe prova materiale. Ende nuk janë zbardhur detaje nga dëshmitë e punonjësve, ndërkohë që pritet që edhe sot, të ketë kontrolle të tjera.

Aksioni nisi paraditen e djeshme dhe vijon ende. Në hetime krahas agjentëve spanjollë, janë përfshirë edhe prokurorë të Prokurorisë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, hetime të cilat po kryhen me kërkesë të autoriteteve të huaja. Gjithçka nisi pasi prej disa muajsh SPAK ka marrë letërporosi të dërguara nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat raportojnë një numër të madh të qytetarëve të tyre të mashtruar për investime në bursa fiktive apo e kriptomonedha.

mashtrimi me call center guardia civil ne shqiperi

Sondazh

Poll