Aktualitet

“Lër 150 euro”, “Ana” nga Tirana mashtron burrat, u lë takim në apartamentin që s’ndodhej, hileja me dy të miturit

Sapo personi që kishte lënë takimin ngjitej, të miturit futeshin në hyrje dhe merrnin paratë.

9 Nëntor 2022, 09:40 Nga F.M
“Lër 150 euro”, “Ana” nga Tirana mashtron burrat, u
Policia

TIRANË- Dy 13-vjeçarë kanë përfunduar në komisiariatin nr.4 të policisë pasi akuzohen se mashtronin persona të ndryshëm përmes një adrese që kishin hapur në Instagram. Të miturit kontaktonin burra të ndryshëm përmes Instagramit me emrin ‘Ana Shehu’ dhe u linin takim në një pallat.

Për tu ngjitur në katin ku ndodhej ‘Ana’, të interesuarit duhet të linin 150 euro në një zarf në hyrje të pallatit. Sapo personi që kishte lënë takimin ngjitej, të miturit futeshin në hyrje dhe merrnin paratë.

‘Klienti’ trokiste në derë dhe nuk i përgjigjej askush e më pas largohej duarbosh, pa Anën dhe pa paratë.

policia e tiranes

Sondazh

Poll