Politike

Organizoi gjithçka! Kush është miku miliarder i Edi Ramës, biznesmeni Machkevitch e çoi në Izrael

Gazetari Harun Karcic, në një analizë të publikuar në "Foreign Policy" shkruan se me burimet e tij, ka zbuluar se vizita e Ramës në Izrael nuk vjen si ftesë e kryeministrit Lapid, por është organizuar nga Machkevitch. 

9 Nëntor 2022, 10:11 Nga f.g
Organizoi gjithçka! Kush është miku miliarder i Edi Ramës,
Edi Rama dhe Alexander Machkevitch

TIRANE- Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama në Izrael ka pas vetes si organizator biznesmenin izraelit Alexandër Machkevitch. Vizita treditore e kryeministrit në Izrael, që u zhvillua në mesin e muajit tetor, u raportua se u zhvillua me ftesë të kryeministrit Yair Lapid, por e vërteta duket se nuk është tërësisht kështu. Gazetari Harun Karcic, në një analizë të publikuar në "Foreign Policy" shkruan se me burimet e tij, ka zbuluar se vizita e Ramës në Izrael nuk vjen si ftesë e kryeministrit Lapid, por është organizuar nga Machkevitch. 

"Në të vërtetë, burimet izraelite më konfirmuan se personi që organizoi vizitën e fundit të Ramës në Izrael ishte Alexander Machkevitch, një biznesmen miliarder dhe kryetar i Eurasian Resources Group, një nga prodhuesit më të mëdhenj globalë të metaleve dhe mineraleve thelbësore, që punëson rreth 80,000 njerëz. Machkevitch është gjithashtu një shtetas izraelit dhe një mik i mirë i Ramës.",-shkruan gazetari në analizën ku shpjegon pse Shqipëria është në shënjestër të sulmit kibernetik iranian. 

Kush është Machkevitch? Biznesmeni miliarder 68-vjeçar, sipas Forbes ka një pasuri që përllogaritet në $2.4 miliard dollarë. Ai njihet si kryesues i ERS, ndërsa e paqartë është njohja me Ramën. Kryeministri qendroi 3 ditë në Izrael ku takoi presidentin izraelit, kryeministrin dhe liderët kryesorë të vendit./Dosja.al

edi rama ne izrael alexander machkevitch harun karcic

Sondazh

Poll