Politike

Rama sherr me Opozitën: Flisni si Putini, morët para ruse për të rrëzuar qeverinë, ju tërheqin nga hunda! Ndërhyn dhe Nikolla: Ule more dorën, kujt ia ngre dorën ti

Me këtë të fundit, i referohej kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

9 Nëntor 2022, 10:36 Nga F.M
Rama sherr me Opozitën: Flisni si Putini, morët para ruse për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se deputetët e Opozitës kanë marrë para nga Rusia për të rrëzuar qeverinë shqiptare. I pranishëm në Kuvend, Rama tha se deputetët e opozitës e bëjnë këtë gjë sepse nuk kuptojnë, por sepse i tërheqin nga hunda të tjerët që kanë plane për ta. Me këtë të fundit, i referohej kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Edi Rama: Keni marrë para nga Rusia për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi, për të zbardhur dhëmbët tuaja që janë e qeshura e këtij vendi. 

Lindita Nikolla: Mos flisni nga vendi, mos drejto dorën ti, kujt ia drejton dorën ti.

Edi Rama: Sot do flasim për buxhetin e vitit 2023, dhe ky buxhet po diskutohet në kushtet e tjetër krize, krizë që është e lidhur me atë që akuzoheni ju, ca nga badallallëku e ca se jeni bedelë. Ju nuk kuptoni as për çfarë jeni këtu e as çfarë bëni këtu. Ju i thoni njëri-tjetri atë që thotë Putini, ç'lidhje ka inflacioni e lufta me ne, çfarë lufte, s'a luftë, ne thjesht po bëjmë një operacion në Ukrainë, kundër disa nazistëve. Ngritët çadrën atje e u mblodhët si dele, pastaj ju turrët marrëzive për djegien e qendrave të votimit, disa prej jush janë të shoitur, njerëz që nuk dinë për çfarë janë këtu, por ju tërheqin për hunde ata që dinë se çfarë bëjnë. 

edi rama seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll