Politike

Porti i Durrësit sjell debate! Balla: Ta kalojmë me procedurë të përshpejtuar. Alibeaj: Me mbi 2 mld euro do mbyllni gojën e deputetëve dhe mediave

9 Nëntor 2022, 10:22 Nga DOSJA
Porti i Durrësit sjell debate! Balla: Ta kalojmë me procedurë
Enkelejd Alibeaj:

Enkelejd Alibeaj: Rregullorja është fare e qartë, ajo që po ndodh sot është një ndryshim i kalendarit të këtij parlamenti. Është e udhës që ata që kërkojnë futjen me procedurë të përshpejtuar një projektligj, ta japin argumentin, të respektojmë rregulloren.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u ka dhënë të drejtën 28 deputetëve që të kërkojnë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të një akti ligjor që vjen nga qeveria. Kërkesën që kemi bërë është në përputhje me rregulloren. Nëse ju do të ishit dakort, ne do të jepnim mundësinë ta miratonim që sot. Thirrja ime është për deputetët e Durrësit, ta votojmë sot dhe në momentin që do të paraqitet në seancë. Qeveria ka sjellë një kontratë të besueshme që i jep mundësinë Shqipërisë që nga një mungesë totale në hartën e porteve turistike, të kthehet në një prej pikave më të rëndësishme të këtij sektori që nuk ka ekzistuar. Do ta kthejë Durrësin në një prej atraksioneve më të rëndësishme.

Enkelejd Alibeaj: Po Vlora

Vlorën e kemi bërë ne Enkelejd, s’e mban mend ti Enkelejd se si e latë vlorën kur ikët nga pushteti. Jua them me sinqeritet, hiqni dorë nga të shkuarit nga mbrapa Saliut. Ai e kundërshton për të tjera arsye sepse Saliu këto mundësi e ka parë gjithmonë si një mundësi për të mbushur xhepat e vet dhe të familjes së tij. Saliu është në borderotë e Kremlinit, nuk i intereson porti. Çohu dhe më thuaj, në cilën gërmë thuhet që kjo çështje nuk duhet të hyje me procedurë të përshpejtuar.

Enkelejd Alibeaj: Kryeministri mund ta kërkojë, mund ta kërkojë edhe 1/5 e deputetëve, sot teksa duhet që të diskutojmë gjërat më të rëndësishme që është buxheti, papritur e pa kujtuar sot sillni ligjin për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene, ky ligj kushton më shumë se çdo ligj në këto 30 vite. 2 miliard e 100 milionë euro. Kjo është kostoja e këtij projektligji me 5 nene. 400 milionë një nen dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar, ta kaloni fshehurazi kur diskutohet buxheti. Shumë shpejt kjo mund të kthehet në një aferë korruptive. Sapo e the që ka një vit që negociohet, midis kujt? Çfarë është dhënë dhe çfarë është marrë? Çfarë përfiton shteti? Jeni duke shiur 1 mln metra katrorë nga zemra e Shqipërisë. Kjo është një shumë e madhe që do të mbyllë gojën e shumë mediave, deputetëve e analistëve. Gojën e deputetëve të Opozitës që janë të pakapur, nuk keni për ta mbyllur dot kurrë. Çfarë pazari keni bërë? Me kë e keni bërë?

Sondazh

Poll