Deputeti i PD Alfred Rrushaj dorëzon zyrtarisht në Kuvend kërkesën për heqjen dorë nga mandati
Dy ditë më parë u bë i ditur lajmi se Rrushaj do të dorëzonte mandatin e deputetit për arsye personale. Ndërkohë ditën e sotme ai ka zyrtarizuar dorëheqjen duke dorëzuar në Kuvend dhe letrën ku theksohet se ai me vullnet të lirë heq dorë nga mandati i fituar me 25 prill.

TIRANË- Alfred Rrushaj dorëzon zyrtarisht mandatin e deputetit në Kuvend. Ai ka dorëzuar sot një shkresë në Kuvend duke theksuar se heq dorë nga mandati i deputetit. Dy ditë më parë u bë i ditur lajmi se Rrushaj do të dorëzonte mandatin e deputetit për arsye personale. Ndërkohë ditën e sotme ai ka zyrtarizuar dorëheqjen duke dorëzuar në Kuvend dhe letrën ku theksohet se ai me vullnet të lirë heq dorë nga mandati i fituar me 25 prill.
Ndërkohë pritet që në vend të tij në Kuvendin e Shqipërisë të hyjë Petrit Doda, i renditur i 32-ti në listën e kandidatëve të PD në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.
Demokrati Alfred Rushaj është një emër i njohur për demokratët pasi ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha. Ai ka shërbyer si zv.ministër i Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009. Nga viti 1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh), ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH, Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore, por ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme drejtuese në kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri.
Ditën e djeshme një tjetër deputete e Partisë Demokratike njoftoi dorëheqjen nga mandati i deputetit. Grida Duma me anë të një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit bëri me dije se ka dorëzuar në Kuvend shkresën ku hiqte dorë nga mandati i fituar me 25 prill.
Sondazh
Analiza e Foreign Policy: Si përfundoi Shqipëria në shënjestër të Iranit
Organizoi gjithçka! Kush është miku miliarder i Edi Ramës, biznesmeni Machkevitch e çoi në Izrael 9 Në...
Edmond Spaho: Gazment Bardhi ishte i gatshëm për bashkëpunim, nuk do Alibeaj se po punon me Ramën
Enkelejd Alibeaj dhe Edmond Spaho TIRANE- Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet e 14 majt si koalicion pavarësisht vendimit që...
FOTOT/ Largimi i Grida Dumës, rrjeti shpalos imagjinatën e shfrenuar, si u përjetua ikja në epokën e memeve
Nje nga memet TIRANE- Largimi i Grida Dumës nga Partia Demokratike dhe lënia e mandatit për ti hyrë botës së televizionit ka ...
Oriela Nebiaj pranon mandatin e deputetes, lë emisionin e dashurisë për politikën
Oriela Nebiaj TIRANË- Moderatoria Oriela Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes. Panorma shkruan se Nebiaj ka konfirmuar marrjen e mandatit t&eum...
Alqi Bllako mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apeli
Alqi Bllako TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako ka shkuar mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaç...
Ambasadorja Thomas-Greenfield: OKB duhet reformuar, duhet të bëhet më përfshirëse për zërat që nuk përfaqësohen atje
Linda Thomas-Greenfield TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield u shpreh se OKB duhet reformuar. Në një inte...
Ambasadorja e SHBA në OKB: Po zmbrapsim përpjekjet e Kinës kudo në botë për të ripërkufizuar rendin botëror
Linda Thomas Greenfield TIRANË- Linda Thomas Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në OKB, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqip&e...
Sulmi rus, zmbasadorja e SHBA në OKB: Partnerë me Shqipërinë në mbrojtje të Ukrainës. Do të vazhdojmë ta izolojmë Moskën
Linda Thomas-Greenfield TIRANË- Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield foli dhe për luftën në Ukrainë, vijat e kuqe të vendosur...
Negociatat për bashkimin e PD, Edmond Spaho: Bardhi nuk ishte pengesë për Primare, Alibeaj po
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Enkelejd Alibeaj ka qenë ai që k...
Paketa fiskale për bizneset e reja, Berisha: 5 vitet e para s'ka taksa
Sali Berisha TIRANË- Në një takim me sipërmarrësit, numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kishte gati nj&...
