Politike

Rama shpërthen në Kuvend: Jeni të pafytyrë, bedela që hidhni baltë mbi një kompani të madhe, mos bërtit ti gjel deti (Opozita i bie tavolinës)

Opozita ju përgjigj duke i gjuajtur me grusht tavolinës. 

9 Nëntor 2022, 10:30 Nga F.M
Rama shpërthen në Kuvend: Jeni të pafytyrë, bedela që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet në Kuvend. Nga foltorja, Rama i konsideroi deputetët e opozitës bedela e të pafytyrë. Drejtuar njëri prej tyre, Dashnor Sulës, Rama e quajti 'gjel deti' dhe i kërkoi të mos bërtiste. Opozita ju përgjigj duke i gjuajtur me grusht tavolinës. 

Pjesë nga replikat:

Edi Rama: Me çfarë kurajoje ti çohesh këtu edhe hedh baltë mbi një personalitet, personalitet, përfaqësues i një prej komanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si një rezultat i një marrëdhënieje strategjike, prej të cilës po ndërtohn në zonën e Spitallës 2 mijë apartamente dhe falë të cilës këtu në vendin tonë bëhet një investim që nuk ëhstë bërë ndonjëherë dhe nuk është imagjinuar ndonjëherë që e transfomron Durrësin në një nga pikat më të rëndëisshme në Mesdhe. Këtu as nuk u mitatuar gjë, duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne që duhet të jetë, sepse nuk kemi kohë për të humbur, kemi më shumë se një vit që negociojmë, është një kontratë ku shteti shqiptar merr pjesë me aksione, ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë, njerëz që nuk keni fe, as din e as iman.

Turp, turp, turp...

Edi Rama: Çoheni këtu dhe mirë ne, por akuzoni për aferë një nga kompanitë më të mëdha të botës, Jeni ca të pafytyrë, pa din e pa iman, këta jeni ju.

Turp, turp, turp të kesh...

Edi Rama: Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit dakort se po të kishit ju fytyrë, ju nuk ia bënit Shqipërisë ato që i keni bërë.

edi rama seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll