Politike

Rritja e buxhetit të shtetit, Teliti kundërshton Ramën: Ke rritur taksat për qytetarët, borxhin publik ka shkuar 5 mld euro

Me anë të një postimi në Facebook, Teliti shkruan se buxheti është dyfishuar pasi janë rritur taksat për qytetarët, ndërkohë që në 8 vite është rritur borxhin publik me 5 miliardë euro.

9 Nëntor 2022, 10:22 Nga I.A
Rritja e buxhetit të shtetit, Teliti kundërshton Ramën: Ke rritur
Dorjan Teliti

TIRANË- Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit për dyfishim të buxhetit në krahasim për 2013. Me anë të një postimi në Facebook, Teliti shkruan se buxheti është dyfishuar pasi janë rritur taksat për qytetarët, ndërkohë që në 8 vite është rritur borxhin publik me 5 miliardë euro. Po ashtu ai ka ngritur disa pyetje ndaj Ramës në lidhje me rritjen e buxhetin. 

Postimi i Plotë:

Një koment për arritjen e madhe që trumbeton KM: "kemi dyfishuar buxhetin krahasuar me 2013". Së pari, ke dyfishuar buxhetin pasi ke rritur taksat vit për vit. "Merri cdo qindarkë që kanë" - ka qenë kryefjala e këtyre viteve. Cdo vit shqiptarët paguajnë 500 milionë euro shtesë vetëm nga efekti i rritjes së taksave. Së dyti, në 8 vite ke rritur borxhin publik me 5 miliardë euro. Se treti, ke mbush arkën e shtetit plot si pasojë e rritjes dyshifërore të cmimeve. E pra, kur "qenkemi kaq mirë" sa krenohemi për dyfishim buxheti...pse nuk janë dyfishuar pagat e mjekëve, infermierëve, mësuesve? Pse nuk janë dyfishuar pagat e pedagogëve, te cilët protestojnë për paga të paktën sa të honologëve të tyre në Kosovë?

Pse nuk është dyfishuar ndihma ekonomike? Pse nuk janë dyfishuar pensionet? Pse nuk janë ndërtuar dy herë më shumë rrugë, shkolla, spitale apo ujësjellsa, por përkundrazi, numërohen me disa herë më pak investimet reale. Atëherë ku kanë shkuar paratë??? Përgjigja është shumë e thjeshtë...janë shpërdoruar dhe po shpërdorohen dita ditës, që nga PPP-të dhe tenderat pa garë e deri te udhetimet luksoze me chartera dhe lukse zyrash. Mund ta dyfishosh buxhetin në letra, por realisht ky dyfishim ska shkuar në rritje të mirëqënies së qytetarëve, ndryshe sdo kishin marrë rrugët e kurbetit 744 mijë shqiptarë në 8 vitet e fundit.

dorjan teliti edi rama

Sondazh

Poll