Politike

Edmond Spaho: Gazment Bardhi ishte i gatshëm për bashkëpunim, nuk do Alibeaj se po punon me Ramën

Gatishmërinë e deputetëve si Belind Këlliçi për të lënë mandatin për hir të garës, Spaho e komenton si një nevojë për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës, pasi siç u shpreh ai, tashmë ka ardhur koha për ndryshim.

9 Nëntor 2022, 09:44 Nga f.g
Edmond Spaho: Gazment Bardhi ishte i gatshëm për bashkëpunim, nuk
Enkelejd Alibeaj dhe Edmond Spaho

TIRANE- Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet e 14 majt si koalicion pavarësisht vendimit që do të marrë gjykata për “çështjen e vulës.” Kjo është ajo që ka bërë të ditur deputeti demokrat Edmond Spaho në një bisedë me Juli Xhokaxhi në “Radari Informativ” në ABC. Ndërsa, gatishmërinë e deputetëve si Belind Këlliçi për të lënë mandatin për hir të garës, Spaho e komenton si një nevojë për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës, pasi siç u shpreh ai, tashmë ka ardhur koha për ndryshim.

“Qeverisja e Edi Ramës që është katastorfike. Gjendja ekonomike financiare e qytetarëve është e keqe dhe presim ndryshimin. Ne kemi punuar intensivisht për të përgatitur strukturën e PD. Kandidatët po i seleksionojmë në mënyrën më demokratike. Po punojmë të ngremë edhe frymën qytetare përmes protestave.”

Po ashtu, Spaho ka akuzuar Enkelejd Alibeajn se po bën pazare me Edi Ramën. Sipas tij, deputeti demokrat është bërë edhe shkak që dy palët të mos gjenin një marrëveshje për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.

“Në bindjen time, Alibeaj më shumë se çdokush tjetër, po punon me Ramën. Bardhi nuk ishte pengesë për të zhvilluar primare, apo për ato çështje që ka ngritur grupi, por shihte fokusin te dalja me një kandidat të përbashkët. Sapo problemi u paraqit të Alibeaj, mori kthese 180 gradë dhe konsensusi u prish.” Marrë nga Abc News

edmond spaho enkelejd alibeaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll