Sport

BARCELONA HEROIKE! Tradhtohet nga Lewa, por përmbys Osasunan në pjesën e dytë dhe shkon +5 nga R.Madrid

Përmbysje heroike me dhjetë lojtarë kundër Osasuna-s (1-2). Nuk ka kush ta ndalë Barcelonën në La Liga që merr një tjetër sukses të rëndësishëm.

8 Nëntor 2022, 23:34 Nga DOSJA

BARCELONA HEROIKE!  Tradhtohet nga Lewa, por përmbys Osasunan në

SPANJË- Përmbysje heroike me dhjetë lojtarë kundër Osasuna-s (1-2). Nuk ka kush ta ndalë Barcelonën në La Liga që merr një tjetër sukses të rëndësishëm. Që nga disfata në 'Santiago Bernabeu' kundër Real Madrid, skuadra e Xavi Hernández ka fituar të pesë ndeshjet e saj dhe tani kryeson me pesë pikë larg ndaj Real Madrid që do të luajë nesër ndaj Cadiz.

Garcia do të shënonte në minutën e 6' për Osasunan, ndërsa Lewandowski do të merrte dy kartona të verdhë në minutat 11' dhe 31'. Gjithçka u konsiderua si e mbyllur dhe Barcelona do e kishte të vështirë të merrte pikë, por ndodhi e kundërta. Në pjesën e dytë, Pedri do të barazonte shifrat në minutën e 48', ndërsa pesë minuta nga përfundimi i takimit Raphinha do të shënonte golin e fitores.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona lewandowski

Sondazh

Poll