Politike

Çështja për Kajmakun, Prokuroria merr në dorëzim gjurmët e gishtave dhe dokumentet e PD

30 Gusht 2019, 14:37 Nga DOSJA
Çështja për Kajmakun, Prokuroria merr në dorëzim

TIRANË- Prokuroria ka marrë në dorëzim gjurmët e gishtave të Agim Kajmakut dhe dokumentet që disponon Partia Demokratike, pas kërkesës së bërë tre ditë me parë.

Sot ishte afati i fundit për depozitimin e gjurmëve të gishtrinjve të Kajmakut.

Ndërkohë, janë administruar të gjitha provat e nevojshme për verifikimin e akuzave ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Tre ditë më parë Partia Demokratike ka publikuar një dokument, sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person.

 Prej disa ditësh, demokratët akuzojnë Kajmakun se është arrestuar për falsifikim parash në Greqi dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë, duke e lenë çështjen të hapur. Kajmaku mohon akuzat, ndërsa PD i kërkon largimin, pasi preket nga ligji për dekriminalizimin, me fshehjen e arrestimit në formular.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun prokuroria e pergjithshme agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll