Politike

Lleshaj del nga situata me emrin e Adriatik Llallës, çfarë thotë ministri për hetimet për ish-kryeprokurorin

30 Gusht 2019, 10:56 Nga DOSJA
Lleshaj del nga situata me emrin e Adriatik Llallës, çfarë

Korçë- Ditën e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij maqedonas, Oliver Spasovski, në Bashkinë e Pustecit.

Lleshaj në këtë takim është pyetur nga qytetarët lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, nëse vendi ynë i ka përmbushur detyrat sa i takon luftës kundër korrupsionit. Ndërkohë i është përmendur edhe arrestimi i prokurores speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva.

Në këtë moment, Lleshaj ka përmendur edhe ish-kryeprokurorin shqiptar, Adriatik Llalla, i cili është nën hetim dhe ndjekje penale. Ai ka deklaruar se edhe Llalla është në ndjekje penale.

“Meqenëse shkuat direkt te prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-prokurori i përgjithshëm. Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur më së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit”, ka thënë Lleshaj.

Llalla është nën hetim nga Krimet e Rënda për pastrim parash. Ai vetë ka hedhur poshtë të gjithë akuzat. Po kështu i është ndaluar edhe hyrja për në SHBA.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hetimet për adriatik llallën sander lleshaj hetimet për adriatik llallën sander lleshaj

Sondazh

Poll