Politike

Habit Meta, flet hapur për drogën: Këtu fitimet janë më të mëdha se në Gjermani e Itali

30 Gusht 2019, 09:00 Nga DOSJA
Habit Meta, flet hapur për drogën: Këtu fitimet janë më

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar për medien italiane “il giornale.it”  se fitimet që rrjedhin nga trafiku i drogës janë shumë më të larta në Shqipëri në krahasim me madhësinë e ekonomisë sonë në krahasim me kombet më të mëdha si Italia apo Gjermania.

Teksa është pyetur  edhe për përgjimet e “Bild” ai është shprehur se është e papranueshme që vitet e fundit nuk janë bërë hetime të thella për këto ngjarje.

“Është e papranueshme që vitet e fundit nuk janë bërë hetime të thella për këto ngjarje, është një nga rastet më të këqija të funksionimit të shtetit të së drejtës, zgjedhjet e rregullta janë zgjidhja për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ne gjithashtu kemi nevojë për masa të forta për të zhdukur problemin e drogës, fitimet që rrjedhin nga trafiku i drogës janë shumë më të larta në Shqipëri në krahasim me madhësinë e ekonomisë sonë në krahasim me kombet më të mëdha si Italia apo Gjermania.”, është shprehur Meta.

Po kështu në këtë intervistë Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të kundërshtojë dekretin e presidentit për zgjedhjet. Ai ka theksuar se kryeministri Edi Rama pengon sistemin e drejtësisë në vend.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta trafiku i drogës në vend ilir meta trafiku i drogës në vend

Sondazh

Poll