Politike

Klosi me dhuratë në dorë viziton turistin që theu këmbën por i ndodh e papritura, menjëherë jep urdhrin (VD)

30 Gusht 2019, 12:09 Nga DOSJA
Klosi me dhuratë në dorë viziton turistin që theu

Shkodër- Një ditë më parë, pas disa orë kërkimesh u gjet në Theth turisti polak Wojtek Markiewicz i cili kishte thyer këmbën në një terren të vështirë malor.

Ndërkohë  ai ndodhet në Spitalin e Shkodrës nga ku po merr shërbimet e nevojshme mjekësore.

Sot ai është vizituar nga ministri i Turizimit, Blendi Klosi, i cili me një çantë në duar brenda së cilës mendohet se ka pasur dhuratë për pacientin, i uroi të shkuara.

Por kur u paraqit në dhomën e këtij të fundit, turisti i ka kërkuar që të mos jenë prezent kamerat në dhomë. Menjëherë  ministri dha urdhër që ato të lartoheshin nga dhoma.

Turisti polak u rrëzua dje pasdite nga një majë mali në Theth teksa ishte duke eksploruar zonën. Për disa orë ai ishte në kërkim dhe vetëm në mbrëmje u gjet. Wojtek Markiewicz theu këmbën dhe ka shumë gjakderdhje, pasi nuk ka marrë as mjekim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi gjendet turisti polak wojtek markiewicz blendi klosi gjendet turisti polak wojtek markiewicz

Sondazh

Poll