Politike

Basha: Shqiptarët po i grabit Rama me një grup klientësh (VD)

30 Gusht 2019, 08:47 Nga DOSJA
Basha: Shqiptarët po i grabit Rama me një grup klientësh (VD)

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se paratë e shqiptarëve po i vjedh kryeministri Edi Rama. Sipas tij shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur. Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme.

Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

Edi Rama është artist i mashtrimit.
Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij grabitqare. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Duhet të themi se ende vijon kriza politike në vend. Presidenti Meta ka deklaruar së fundmi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të kundërshtojë dekretin e presidentit. Sipas tij zgjidhja është që vendi të futet sërish në zgjedhje. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha akuza ndaj ramës kriza politike lulzim basha basha akuza ndaj ramës kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll