Politike

FOTO/ Valbona Sako thyen ligjin, parkon qëllimisht makinën në vendin e gabuar

30 Gusht 2019, 13:41 Nga DOSJA
FOTO/ Valbona Sako thyen ligjin, parkon qëllimisht makinën në

DURRËS- Kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako, ka pritur sot në një vizitë në institucionin që ajo drejton, ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, Makoto Ito.

Në përfundim të këtij takimi Sako ka publikuar disa foto, ku shprehet e lumtur për bisedën e zhvilluar me ambasadorin.

Sako, gabimisht ka postuar dhe foton e makinës së saj, e cila duket se është parkuar gabim. Ajo është kujdesur që t’i mbulojë targën, por burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina është e saj.

Sipas banorëve të Durrësit, makina e kryetares parkohet çdo ditë në të njëjtin vend, ku nuk lejohet parkimi, duke thyer kështu dhe ligjin.

Ndërkohë që mësohet se pas bashkisë ka vend për parkimin e makinave të institucionit, por Valbona Sako zgjedh që ta parkojë në vendin e gabuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia durres makina e valbona sakos valbona sako bashkia durres makina e valbona sakos valbona sako

Sondazh

Poll