Politike

Me lot në sy, kryeministri Rama i pikëlluar për vogëlushin Elio: Ka problem të rëndë në zemër, do trajtohet në Europë

30 Gusht 2019, 10:46 Nga DOSJA
Me lot në sy, kryeministri Rama i pikëlluar për vogëlushin

TIRANË– Kryeministri Ed iRama e ka nisur mëngjesin e sotëm me lot në sy dhe i pikëlluar. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shpreh trishtimin që ndjen për një bebe vetëm 13-ditëshe që ka lindur me një sëmundje të rrallë në zemër.

Kryeministri uron shërim të shpejtë për vogëlushin dhe shprehet se do të kurohet në spitalet më të mira të Europës.

Vogëlushi Elio ka lindur 13 ditë më parë, i mezipritur nga mami e babi, që prej 12 vjetësh. Por gëzimi i madh erdhi me dhimbjen e madhe të një problemi tejet të rëndë në zemrën e bebit?

Një diagnozë shumë e rrallë, e cila trajtohet vetëm në pak spitale të specializuara në Europë? Por prindërit e Elios, nuk janë vetëm në këtë hall të madh? Ne ishim pranë tyre qysh ditën e parë dhe tanimë, bebi është në duart e specialistëve të duhur në Itali?

Megjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rreziku i madh që i kanoset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin?,”– shkruan Rama krahas statusit ku ka publikuar edhe fotot e familjarëve të përlotur të bebes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama vogelushi elio edi rama vogelushi elio

Sondazh

Poll