Sport

E ardhmja e Antonio Contes te Tottenham në dyshim, 'kërcënon' se do të largohet…

Pas nokautit me Liverpoolin dhe fishkëllimave të tifozëve, trajneri i Spurs ka lënë të kuptohet se nuk do ta zgjasë kontraten dhe do të thotë lamtumirë: “Entuziazmi dhe pasioni janë karburanti im”

8 Nëntor 2022, 06:51 Nga DOSJA

E ardhmja e Antonio Contes te Tottenham në dyshim,

ANGLI - Pas rreth një viti, duket se ka një atmosferë divorci mes Antonio Conte dhe  Tottenham. Humbja e tretë në katër ditët e fundit të Premier League, por mbi të gjitha ngacmimet e tifozëve te Spurs gjatë ndeshjes së humbur kundër Liverpoolit, e shtynë trajnerin italian të kërcënojë me largimin e tij në fund të sezonit. 

Kontrata e Contes me klubin londinez skadon në qershor të vitit 2023, drejtuesit e klubit anglez duken ende të sigurt, se klauzola e zgjatjes do të ushtrohet edhe për të paktën një vit, por ngadalësimi i fundit në ligë po i lëkundet gjërat në shtëpinë e Tottenhamit. Dhe Conte përshkruhet si gjithnjë e më nervoz dhe i pakënaqur. 

Pakënaqësia e trajnerit italian do të ishte kryesisht për shkak të protestës së tifozëve të tij, të cilët e qortojnë për një futboll tepër taktik dhe mbrojtës: “Mendoj se duhet të tregojmë gjithmonë respekt të madh për tifozët që paguajnë biletën, - është shprehur trajneri italian pas nokautit me të kuqtë. - Por nëse më pyet nëse jam i zhgënjyer, duhet të them po, sepse është e rëndësishme të jem i sinqertë. Pas një viti kemi bërë shumë përmirësime, por nëse dikush mendon se jemi gati për të fituar trofe, mendoj se do të jetë shumë e vështirë. Ne jemi ende shumë larg nga skuadrat më të forta, të mësuara për të fituar".

E ardhmja e Antonio Contes te Tottenham në dyshim,

Më pas kërcënimi, jo edhe aq i mbuluar, për një ndarje të mundshme në fund të sezonit aktual: "Të gjithë duhet të kuptojnë se duhet kohë dhe durim. Ndryshe humbasin pasionin dhe entuziazmin që janë karburanti im. Nëse nuk ka, në rregull, do ta përfundojmë këtë sezon dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Nuk është hera e parë që Conte kërcënon të largohet nga Spurs, por këtë herë fjalët e tij vijnë pak ditë nga thashethemet gjithnjë e më këmbëngulëse, që qarkullojnë edhe në Angli, për rikthimin e tij të mundshëm në Torino në stolin e Juventusit në vend të Massimiliano Allegrit.

Dhe tani që ai duket se ka humbur, të paktën pjesërisht, mbështetjen e tifozëve të tij, duket edhe më e vështirë që Conte mund të qëndrojë në Tottenham për një kohë të gjatë, pavarësisht investimeve të mëdha që janë garantuar nga klubi për verës. 

E ardhmja e Antonio Contes te Tottenham në dyshim,

Pas 14 ditësh, Spurs, të katërt në renditje, tashmë kanë pësuar katër humbje dhe janë tetë pikë prapa vendit të parë të zënë nga Arsenali (që ka një ndeshje më pak), por në Champions League u kualifikuan si të parët e grupit dhe në shkurt ata do të sfidojnë Milanin në një ndeshje që për Conten është praktikisht një derbi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll