Sport

Mario Balotelli nuk ndalet, pas tifozëve, tani 'sulmon' Federatën Zvicerane: "Mbretëron padrejtësia, korrupsioni dhe paaftësia"

“Absolutisht nuk më intereson se me çfarë jeni mësuar; ju duhet të ndryshoni dhe e gjithë bota duhet të shohë se si sillet kjo Ligë e turpshme”.

8 Nëntor 2022, 06:41 Nga DOSJA

Mario Balotelli nuk ndalet, pas tifozëve, tani 'sulmon'

ZVICER - Mario Balotelli i bën njerëzit të flasin sërish për të. Pas gjestit të shëmtuar drejtuar tifozëve të Baselit, i cili do t'i kushtojë një skualifikim, sulmuesi ka sulmuar Federatën dhe Ligën Zvicerane të Futbollit në një histori të postuar në Instagram.

"Federata zvicerane, nuk e di se në çfarë lloj mafia është e përfshirë, por lojtarët si unë, nuk janë krenarë që luajnë në një ligë ku mbretëron padrejtësia, korrupsioni dhe paaftësia. Futbolli është një punë dhe të gjithë duhet ta marrim seriozisht, duke përfshirë edhe arbitrat.

Absolutisht nuk më intereson se me çfarë jeni mësuar; ju duhet të ndryshoni dhe e gjithë bota duhet të shohë se si sillet kjo Ligë e turpshme. Kam bërë një gabim dhe do ta paguaj. A bëri Federata një gabim? Duhet të paguajë. A gaboi gjyqtari? Duhet të paguajë edhe ai!”,- ka shkruar sulmuesi italian i Sionit.

Mario Balotelli nuk ndalet, pas tifozëve, tani 'sulmon'

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll