Sport

E BUJSHME! Real Madrid pëson humbjen e parë dhe lë kreun pas 13 javësh, Vallecano e Ivan Balliut bën 'zap' madrilenët

Seria e pamposhtur e Real Madrid në La Liga përfundon në javën e 13-të të La Liga-s. Ekipi madrilen mposhtet 3-2 nga Rayo Vallecano, ekip ku bën pjesë futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.

7 Nëntor 2022, 23:18 Nga DOSJA

E BUJSHME! Real Madrid pëson humbjen e parë dhe lë kreun pas 13

SPANJË- Seria e pamposhtur e Real Madrid në La Liga përfundon në javën e 13-të të La Liga-s. Ekipi madrilen mposhtet 3-2 nga Rayo Vallecano, ekip ku bën pjesë futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu. Rayo Vallecano rikthehet për të fituar derbin pas tri vitesh mungesë.Një fillim i dështuar për Real Madrid që pësoi golin e parë në minutën e 5' me Comesanan.

Intensiteti i Rajos ishte i padiskutueshëm, madje Vinicius u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të Balliut në minutën e 11'. Real Madrid shënoi me Modric në 35' nga penalltia dhe Militao kaloi në avantazh madrilenët.

Megjithatë goli i barazimit do të vinte në minutën e 43' të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, Trejo shënoi penalltinë e fitores në minutën e 67-të.Real Madrid, në përfundim të javës së 13-të zbret në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Barcelona.

E.Ç (Dosja.al)

rayo vallecano real madrid balliu

Sondazh

Poll