Politike

Kandidatët e Primareve, Meta: Secili prej tyre është më i fortë se Veliaj

Meta tha se të gjithë kandidatët duhet të përqendrohen te programi i tyre për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve dhe për të vendosur llogaridhënien në kryeqytetin e Shqipërisë.

8 Nëntor 2022, 12:31 Nga F.M
Kandidatët e Primareve, Meta: Secili prej tyre është më i
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se të gjithë kandidatët që ka parë në garën e Primareve të Partisë Demokratike për Tiranën, janë shumë më të fortë se kryebashkiaku Erion Veliaj. Në konferencën për gazetarët, Meta tha se të gjithë kandidatët duhet të përqendrohen te programi i tyre për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve dhe për të vendosur llogaridhënien në kryeqytetin e Shqipërisë.

"Duhet të jeni të qetë, do të ketë shumë emra që do ti rikthejnë llogaridhënien qytetit. Vetë qytetarët do të japin propozimet e tyre si Tirana të jetë qytet i dashur për banorët e saj. Secilin prej tyre e shoh më të fortë. Ai që do përzgjidhet në këtë proces, cilido do gëzojë përkrahjen tonë. Situata në Tiranë është katastrofë në ët gjithë treguesit e qeverisjes vendore, shtoi asaj edhe gjithë kusuret e qeverisë qendrore, mungesën e transparencës dhe llogaridhënie zero që është sot në këtë nivel. Situata është shumë pozitive për opozitën, i ftoj kandidatët të përqendrohen te programi i tyre për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve dhe për të vendosur llogaridhënien në kryeqytetin e Shqipërisë,"- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll