Politike

Porti i Durrësit/ Meta: Pjesë e projektit dhe një kompani offshore, do ketë pasoja katastrofike

Ai u shpreh se sipas akteve të sigurara, më 27 tetor është futur si investitore një kompani tjetër me bazë në Dubai e themeluar në 2015-ën. 

8 Nëntor 2022, 12:25 Nga F.M
Porti i Durrësit/ Meta: Pjesë e projektit dhe një kompani
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar transparencë në lidhje me procedurat që po ndiqen në lidhje me Portin e Durrësit. Në një konferencë për gazetarët, Meta e konsideroi një aferë korruptive, ndërkohë që paralajmëroi pasoja katastrofike për vendin. Meta tha se në këtë projekt është e përfshirë dhe një kompani offshore. Ai u shpreh se sipas akteve të sigurara, më 27 tetor është futur si investitore një kompani tjetër me bazë në Dubai e themeluar në 2015-ën. 

"Nuk ka asnjë informacion apo transparencë që do të parandalonin dëmet e mln euro për qytetarët shqiptarë. Në 27 tetor, sipas akteve të qeverisë na shfaqet si investitorë dhe një kompani tjetër me bazë në Dubai e themeluar në 2015-ën, një kompani offshore. Është e qartë se kjo është aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare, strategjike edhe në drejtim të sigurisë kombëtare dhe të pozitës së Shqipërisë sa i takon rolit të saj sa i takon zhvillimit ekonomik të gjithë rajonit. Është aferë që mund të rezultojë me pasoja katastrofike për vendin dhe për mungesën e zhvillimit të së ardhmes dhe për vetë financat publike. Ndaj PL do të investojë më tej dhe do të bëjë përgjegjëse çdo autoritet,"- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll