Politike

VIDEO-LAJM/ Flutura Açka dhe Agron Gjekmarkaj përloten pas dorëzimit të mandatit nga Grida Duma

Siç shihet edhe në këtë video, në momentin e largimit, të dy janë përlotur.

8 Nëntor 2022, 10:58 Nga f.g
VIDEO-LAJM/ Flutura Açka dhe Agron Gjekmarkaj përloten pas
Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka

TIRANE- Dorëzimi i mandatit nga deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma për t'i hyrë me gjasë botës së televizionit ka prekur kolegët e saj demokratë. Në kryesinë e Kuvendit, ku Duma u shfaq për herë të fundit në fjalimin e largimit, e shoqëronin deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka. Siç shihet edhe në video, në momentin e largimit, të dy janë përlotur.

Reagimi i demokratëve vjen pasi deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hequr dorë sot nga mandati i deputetes. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se do të largohet nga politika, por asnjëherë nga misioni i saj në këtë fushë, si e djathtë. E zgjedhura më 25 prill të vitit të kaluar tha se nuk do t’ia falë kurrë asaj që e konsideron ‘politika e llumit’ sulmin që i kanë bërë, gjë që ka ndikuar dhe tek djali i saj. Vendin e Dumës, sipas ligjit, e pason Oriela Nebijja, e cila aktualisht moderon emisionin e "përputhen" në Top Channel./Dosja.al

grida duma le mandatin flutura acka agron gjekmarkaj grida duma

Sondazh

Poll