Politike

La mandatin e deputetes, Grida Duma: Që të mos ndodhë sërish një 6 mars i dytë pas goditjes nga SHBA, lideri historik respektohet

Ajo kërkoi që vota të maksimizohej, ndërkohë që shtoi se lideri historik duhet respektuar në çdo formë, referuar kryedemokratit Sali Berisha. 

8 Nëntor 2022, 10:40 Nga F.M
La mandatin e deputetes, Grida Duma: Që të mos ndodhë sërish
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka lënë sot mandatin me mesazhin që PD-ja duhet të bashkohet. Në deklaratën e dhënë para Kryesisë së Kuvendit, Duma tha se vendimet e Partisë Demokratike përcaktojnë fatin e çdo shqiptari në Ballkanin Perëndimor, ndaj dhe nuk duhet të ketë më vegjetime. Ajo kërkoi që vota të maksimizohej, ndërkohë që shtoi se lideri historik duhet respektuar në çdo formë, referuar kryedemokratit Sali Berisha. 

"Para dhe pas 6 marsit 2022, në situatën më të vështirë kam bërë sa munda që PD-ja të kishte krah saj aleatin më të madh, SHBA-të, duhet ta ketë aty, përkrah. Është partia që i takon. Ashtu siç kam ditur që pas 6 marsit të bëjë gjithçka, duke u dorëhequr, vetëm për të vlerësuar liderin hisotrik, në mënjyrë apo në një tjetër duke treguar dinjitet, përtej pazareve politike. Për të mirën e demokratëve. Sot para zgjedhjeve lokale, maksimizimi i forcës së PD-së nuk a ndodhur, nuk jemi dje, nuk jemi një vit më parë, kush shoku i ardhur nga SHBA-ja na ngriu politikisht., Arritëm të duronim dhe dimë që rruga e vetme e duhur për maksimizimin është bashkimi si kusht dhe jo copëtimi. Lënia e mandatit tim tregon që të qëndrosh me sikur, nuk është në politikën time, të flasësh sa për të larë gojën, nuk bëhen. Nuk e bëra sepse nuk dua që të ndodhë një 6 mars i dytë, për të dashur të bëj që ndodhta të tjerët ndërrojnë mendësitë. Mund të akomodohesha në interesat personale. Partia Demokratike është përcaktuaese, vendimet e PD-së përcaktojnë fatin e shqiptarëve në Ballkanin Perëdimor. Të gjithë do pësojnë ndryshime për shkak të vendimeve të marrë nga PD-ja. Ndaj vendosa që të bëj atë që di të bëj më mirë. Do ta lë me besimin që me atë që kam bërë në PD, do ta bëj kudo. Jam e djathtë sepse kam lindur e tillë, pa ditur që jam e djathtë. Jam e djathtë sepse shpresoj që do të di të prodhoj prapë, aq sa mundem,"- tha Duma. 

grida duma grida duma le mandatin grida duma jep doreheqjen nga pd

Sondazh

Poll