Politike

Largimi i Rushajt dhe Dumës nga PD/ Meta: Zero koment, vëmendjen e kemi tek protesta e 12 nëntorit

Meta tha se nuk i takon të japë komente në lidhje me këtë gjë. 

8 Nëntor 2022, 12:07 Nga F.M
Largimi i Rushajt dhe Dumës nga PD/ Meta: Zero koment, vëmendjen e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk preferoi të bënte asnjë koment në lidhje me dorëheqjet në Partinë Demokratike. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se nuk i takon të japë komente në lidhje me këtë gjë. 

"Çdo akt individual është i respektuar, nuk më takon mua të jap komente. Në çdo rast duhet të respektohen. Ajo që mund të them me bindje është që parlamenti i 25 prillit është i deformuar, sigurisht që ishte më i përparuar se ai i 'kërpëratave' që Shqipëria kishte për dy vite rresht. Por është shumë larg të qenit një parlament demokrat, përfaqësues i shqiptarëve. Tani vëmendja është 12 nëntori, protesta e madhe kombëtare. Qëndrimi ynë si Parti e Lirisë është pjesëmarrje sa më aktive në parlament dhe në çdo isntitucion, por ne e dime që fuqia e Opozitës nuk mund të jetë në atë parlament,"- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll