Politike

Ambasadori italian në Shqipëri: Lufta kundër korruposionit dhe krimit të organizuar është prioritet

Bucci tha se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është prioirtet për ta. 

8 Nëntor 2022, 12:16 Nga F.M
Ambasadori italian në Shqipëri: Lufta kundër korruposionit dhe
Fabbrizzio Buçi

TIRANË- Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci u shpreh se ndihma e Italisë për të luftuar krimin në Shqipëri nuk do të mungojë asnjëherë. I pranishëm në konferencën e përbashkët me Kreun e SPAK, Arben Kraja, Bucci tha se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është prioirtet për ta. 

"Bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Italisë janë frytdhënëse. Prokuroria dhe drejtoria kanë 30 vite që punojnë. Shpresoj që ky bashkëpunim të jetë celësi për të luftuar në mënyrë të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fakti që ne jemi sot këtu me prokurorin antimafia dhe prokurorin e Barit, është tregues sesa të  thella janë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë. Roli i organizmave ka qenë gjithnjë themelor. Prioritet ka qenë krimi i organizuar. SPAK-u lindi tre vite më parë dhe marrëveshja e parë u bë me drejtorinë tonë anti-mafia. Italia është e pranishme në këtë vend në sektorë të ndryshëm. Kemi marrëdhënie kaq të thella edhe në fusha të biznesit dhe në sektorë të tjerë por që fatkeqësisht karakterizojnë edhe organizata kriminale. Mesazhi që dua të jap është se Italia në Shqipëri ekziston, jemi sot dhe do të jemi edhe në të ardhmen. Në korrik të këtij viti filluan negociatat e Shqipërisë në BE. Mbështetja jonë nuk do të mungojë. Ne kemi dhjetëra skuadra të përbashkëta, kemi Guardia Di Finanza që punojnë këtu në mënyrë permanente. Këtu do vijë nesër edhe komandati i përgjithshëm i forcave të Guardia Di Finanza. Ne kemi pasur edhe tavolina të përbashkëta që po prodhojnë rezultate të rëndësishme. Parashikohet që kjo tavolinë të mblidhet dy herë në vit, njëherë në Tiranë dhe njëherë në Romë,"_ tha Buçi. 

fabrizio bucci arben kraja

Sondazh

Poll