Politike

Dhunë më 12 nëntor? Meta: Do jetë shkëlqim i qytetarisë, do dalim kundër vjedhjeve qeveritare

Meta tha se qytetarët do të ngrihen kundër gjobave qeveritare dhe dhunës sistematike që sipas tij po ushtrohet nga qeveria.

8 Nëntor 2022, 12:28 Nga F.M
Dhunë më 12 nëntor? Meta: Do jetë shkëlqim i
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi që më 12 nëntor do të shënohet ndonjë incident apo që do të ketë dhunë. Në një konferencë të përjavshme me gazetarët, Meta tha se qytetarët do të ngrihen kundër gjobave qeveritare dhe dhunës sistematike që sipas tij po ushtrohet nga qeveria.

"Jam i bindur se do të jetë shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, kjo është një qeveri për të cilën kënga e numërimit mbrapsht ka filluar prej kohësh. Do të dalin kundër gjobave me të cilat rilindja ka ngarkuar qytetarët për ti mbajtur peng. Kemi një dhunë sistematike, nga ana e kryeministrit për të frikësuar qytetarët. Çdo sekondë vijojnë me vjedhje mosntruoze,"- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll