Bota

Ministri serb i Mbrojtjes: Largimi nga institucionet në veri nuk është i përhershëm

Sipas tij ky bojkot nuk do të jetë i përhershëm.

8 Nëntor 2022, 12:21 Nga e.k
Ministri serb i Mbrojtjes: Largimi nga institucionet në veri nuk
Millosh Vuçeviç

SERBI- Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç tha sot se serbët do të kthehen në institucionet në veri të Kosovës vetëm kur të fillojë të respektohet marrëveshja e Brukselit e firmosur mes palëve. Sipas tij ky bojkot nuk do të jetë i përhershëm.

“Serbët do të kthehen në institucione, kjo nuk është braktisje e përhershme e institucioneve, ky është pezullim deri në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe përmbushjen e obligimeve nga Kosova. Pala serbe ka përmbushur gjithçka, por pala tjetër jo”, tha ai.

Tensionet në Veri të Kosovës janë kthyer në shqetësim ndërkombëtar. Pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave serbe në Republikën e Kosovës që pritet të përfundojë deri më 21 prill. Pas vendimit, Lista serbe dorëzoi mandatet, ndërsa u braktisën edhe instutucionet. Në valën e trazirave, u konfirmua zyrtarisht dhe po diskutohet plani franko-gjerman që synon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht, por flitet për asosacionin e komunave serbe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë. Për këtë "njohje" Serbisë i përshpejtohet rruga për integrimin në BE. Kryeministri Albin Kurti deri më tani ka dhënë një përgjigje; nuk ka shanse që të japë “ok” për Asosacionin e komunave serbe.

tensionet në veri të kosovës millosh vuçeviç

Sondazh

Poll